Bisedat Balluku-Berberi: Ti coj fjalën atij k*rvës që kërcënon me SMS
Janë zbardhur dosjen e Prokurorisë së Posaçme për zëvendës kryeministren Belinda Balluku, ku dokumentohen komunikime të saj me ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Në aplikacionin “Signal Private Messenger”, biseda e datës 1 tetor 2021 tregon koordinimin për nxjerrjen e vendimit për fituesin:
-
10:52 – Evis Berberi: “Ok, për pak nxjerr tunelin”
-
10:53 – Belinda Balluku: “Prit dhe pak”
-
10:53 – Evis Berberi: “Për tunel ok?”
-
10:54 – Belinda Balluku: “Po po, prit ti coj fjalën atij kurvës që kërcënon me SMS”
-
10:54 – Evis Berberi: “Ok”
-
13:37 – Belinda Balluku: “Nxirre tunelin”
-
13:43 – Evis Berberi: “Ok, për pak”
-
16:06 – Evis Berberi: “Tuneli u nxorr sapo”
Sipas Prokurorisë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka përfunduar vlerësimin në orën 16:07 të së njëjtës ditë.
Nga kontrolli i aparatit celular të markës Samsung Galaxy A04S, të sekuestruar shtetases Valbona Pepa, dokumentohen edhe komunikime në “Ehatsapp” mes saj dhe Jetmira Dervishit:
-
16:13 – Valbona Pepa: “Shoqe, kush fitoi?”
-
16:13-16:14 – Jetmira Dervishi: “U shpall fituesi Turku me Gjoken”
-
16:14 – Valbona Pepa: “Ok, si duket situata?”
-
16:15 – Jetmira Dervishi: “Do e flasim të hënën”
-
16:15 – Valbona Pepa: “Djalë a vajzë deri të hënën, ohuuuu”
-
16:16 – Jetmira Dervishi: “Hahahah”
-
16:21 – Valbona Pepa: “Ku je ti që do i skualf kur them une”
-
16:23 – Jetmira Dervishi: “U argumentua në grup, e meritonte”
-
16:26-16:28 – Valbona Pepa: “Ta dish ti se qendron puna, hënën flasim, e mos më bëj kompetenten”
-
16:28 – Jetmira Dervishi: “Do e flasim të hënën”
-
16:28 – Valbona Pepa: “Ciao”
-
16:28-16:30 – Valbona Pepa: “Po pra, që nga emri e kuptova, sekretim. Do të bëra në sistem”
-
16:31 – Jetmira Dervishi: “Po po, dolem se unë po iki, jemi për drekë”
Procesverbali i Komisionit nr. 2, datë 01.10.2021, përshkruan vlerësimin e ofertave të paraqitura për ndërtimin e tunelit në seksionin Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), ku rezulton se vendimi për fituesin u koordinua përpara nxjerrjes zyrtare të vendimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



