E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bisha  do të ndalet vetëm nga pupulli shqiptar
Publik News

Bisha do të ndalet vetëm nga pupulli shqiptar

Miqtë e Tij në organizatat ndërkombëtare nuk kanë më fuqi ta ndalin bishën, sepse e kanë mbështetur deri më sot. E mbështetën hap pas hapi duke heshtur kur u çmontua shteti dhe demokracia.

Kështu shprehet në një reagim të tijin ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pas reagimit të OSBE lidhur me projektligjin “Anti-Shpifje”. Sipas Manjanit, kryeministri Rama do ndalet vetëm nga populli Shqiptar, i cili duron shumë, tej mase madje, por kur flet ta jep dërrmën. Të gjithëve ua ka dhënë në këto 30 vite. Edi Rama nuk bën përjashtim.

Postimi i plotë i Manjanit:

Pra siç e parashikuam. Asnjë surprizë!

Miqtë e Tij në organizatat ndërkombëtare nuk kanë më fuqi ta ndalin bishën, sepse e kanë mbështetur deri më sot. E mbështetën hap pas hapi duke heshtur kur u çmontua shteti dhe demokracia.

Nuk folën kur ekonomia u bë drogë, kur shteti mbeti pa drejtësi, kur demokracia u bë pa zgjedhje të lira e të ndershme. U kujdesën ekskluzivisht madje të fajsonin me zë ose figurë opozitën që protestoi deri në ekstrem për këto gjëra!!!

Tani që do të mbyllë gojët e njerëzv­e me shtetin që e ka të gjithin në dorë, është shumë vonë!!!

Se bie fjala, kjo “arritja” e OSBE që të vendosë gjykata për çdo rast ngre pikëpyetjen, CILA GJYKATË?! Ajo që nuk ekziston, megjithse na e premtoi Palmeri që në qershor, apo ajo që përbëhet nga gjykatës që i trembin me vetting dhe me keq akoma me ligjin e KÇK?!

Nuk mjafton vetëm mjeti, por edhe fakti se sa efektiv është ky mjet.

Nejse, nuk e ndalin dot më ata bishën e tyre, që i përdori në mënyrën më brutale të mundshme.

Ai do ndalet vetëm nga populli Shqiptar, i cili duron shumë, tej mase madje, por kur flet ta jep dërrmën. Të gjithëve ua ka dhënë në këto 30 vite. Edi Rama nuk bën përjashtim.

Jam i bindur për këtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.