E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni Eduard Alikaj dhunohet brenda qelisë në Vlorë
Lajme

Biznesmeni Eduard Alikaj dhunohet brenda qelisë në Vlorë

Një incident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në ambientet e paraburgimit të Vlorës, ku është dhunuar fizikisht biznesmeni Eduard Alikaj, pronar i kompanisë “Edal-Vlora Construction”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35 në katin e dytë të “Godinës A”. Sipas burimeve, disa të paraburgosur kanë hyrë në dhomën ku ndodhej Alikaj dhe e kanë sulmuar, duke e goditur fizikisht.

Në konflikt dyshohet se janë përfshirë Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët kanë hyrë në dhomën nr. 11. Gjithashtu, në dinamikën e ngjarjes përmendet edhe Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje lëndësh narkotike, i cili dyshohet të ketë nxitur përplasjen.

Pas incidentit, situata brenda institucionit është tensionuar, duke detyruar autoritetet të kalojnë sektorin në regjim të përforcuar sigurie. Menjëherë janë marrë masa për neutralizimin e konfliktit dhe rikthimin e rendit.

Si pjesë e masave disiplinore dhe të sigurisë, personat e dyshuar si të përfshirë janë transferuar në institucione të ndryshme të vuajtjes së dënimit, përfshirë burgun e Reçit, institutin 302 në Tiranë, Burrelin dhe Drenovën.

Ndërkohë, i dëmtuari Eduard Alikaj është transportuar drejt spitalit të burgut në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor për shkak të dëmtimeve të marra, që sipas burimeve konsiderohen serioze.

Alikaj ndodhej në paraburgim në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar vjedhjeje të makinerive të rënda në Itali. Sipas autoriteteve, ai akuzohet se ka qenë pjesë e një rrjeti që përfshihej në vjedhjen dhe zhvendosjen e pajisjeve të kushtueshme të punës në territorin italian.

Pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa priste zhvillimin e procesit gjyqësor.

Rasti është referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pranë Prokurorisë së Vlorës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.