E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni i njohur ofrohet si kandidat i PD në Bashkinë Tiranë
Lajme

Biznesmeni i njohur ofrohet si kandidat i PD në Bashkinë Tiranë

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Ethem Aga, i sqaroi për “Terminal” me Aurora Sulçen zërat që e lidhin me një kandidim të mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme kundër Ogerta Manastirliut.

Aga deklaroi se do të jetë aktiv në fushatë, qoftë si kandidat, qoftë si pjesë e stafit të personit të përzgjedhur nga opozita e bashkuar. “Unë shpinën luftës nuk ia kthej. Do të jem pjesë e fushatës së Partisë Demokratike. Do të luftoj me të gjitha energjitë e mia që opozita e bashkuar të fitojë dhe t’i japë një fytyrë tjetër Tiranës,” tha ai.

Sipas Agës, thelbësore nuk është emri i kandidatit, por figura që do të ndërtohet dhe që do t’i japë siguri qytetarëve për ndryshim real. “Emri nuk është aq i rëndësishëm sa figura që ne do të ndërtojmë gjatë negociatave të këtyre ditëve. Ajo do të përfaqësojë politikën e opozitës së bashkuar,” theksoi ai, duke nënvizuar nevojën për një emër që bind banorët e kryeqytetit.

Aga shtoi se proceset e përzgjedhjes duhet të përqendrohen te aftësia për të komunikuar vizionin e ndryshimit dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve te drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.