Biznesmeni i ri shpotit Ramën për masat që prezantoi dje: Shtet o shtet të hënksha bithën!!!
Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme planin në kuadër të betejës me COIVID 19.
Ndërkaq, sa i takon pagave të punonjësve të sektorit privat, kryeministri u zotua që t’i paguajë një më një. Kundër kësaj masa që mese duket në fakt rëndon në xhepat e sipërmarrësve, është biznesmeni i ri Arbër Çepani.
“Pra Shteti do paguajë pagat e punonjësve në sektorin privat, duke marrë një kredi për mua nga bankat, që ta paguaj unë si sipërmarrës nëse mbetem gjallë… Dmth jo vetëm që na këputi Virusi, jo vetëm që arkëtojmë 0 lekë, jo vetëm që s’kemi ndihmën e shtetit, jo vetëm që nuk kemi lehtësira me kreditë por do na duhet t’i shtojmë edhe një kredi tjetër vetes, për një periudhë që kemi patur aktivitetin e mbyllur, që duhet ta shlyejmë kur me kismet të rinisim punët nga rrënojat! Shtet o shtet ta ognsha bithën…
Kur të ngordhi Gomari do ta kuptosh që mesa duket nuk mbijetoka dot vetëm me frymën e shenjtë qyqari”, shkruan Çepani, pronar i 3 bar-kafeve “Komiteti”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



