Biznesmeni ka një urim “special” për Bashkinë e Tiranës
Altin Bamllari , biznesmeni i restoranteve të njohura “ERA” ka shkruar një “falenderim të përzemërt” pë bashkinë.. .
Altin Bamllari
Gëzuar 105 vjetorin Bashki!
Sapo të pagova pesë bileta parkingu. Të bëfshin mirë! Nuk kam parē në asnjë vend të botës të paguash në ditë pushimi e jo më në ditën e Pavarësisë, megjithatë unë e di që ti ke halle e ta bëj hallall.
Ke hall që s’më sjell dot ujin, që s’ma mbushe kurrë depozitën e t’u këput shpirti që detyrohem të ble nga botet që sillen vërdallë. Plot 7 milion lekë në muaj vetëm nga to, bashki. Plot 9 milion vetëm për ty me çmimin e rritur.
Gëzuar Bashki, gëzuar!
Më paske mbyllur edhe rrugën. U paske dhënë leje ca nomadëve të tu të ngrenë një skenë të madhe, me muzikën në kupë të qiellit, mu para biznesit tim e s’të plas fare që do ngelem sot pa punë. Fundja, ç’të duhet? Le të fitojnë këta, pa kasa e pa faturë, se mua aty më ke, m’i merr kur të duash.
Gëzuar Bashki! 105 vjet shtet qënkan shumë pak për të kuptuar që jemi ne, pastaj vjen ti.
Uroj që mos të të kem mërzitur se unë ta njoh inatin. Eeeh.., sikur! E di fare mirë që diku do ma nxjerrësh, por nuk rrija dot pa ta thënë.
Gëzuar edhe njëherë Bashki!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



