E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmenia – qorton  kryeministrin Rama: Mos ironizo njerëzit e varfër, është e patolerueshme dhe joserioze
Publik News

Biznesmenia – qorton kryeministrin Rama: Mos ironizo njerëzit e varfër, është e patolerueshme dhe joserioze

Dy vite më parë, në maj 2018, ishte ajo që mikpriti kryeministrin Edi Rama në fermen e saj në Këlcyrë, “Grand Albanik” dhe në një tryezë me bollëk, folën gjërë e gjatë për investimin në fshat dhe mbështetjen e qeverisë.

Por kjo nuk e ka penguar Elona Bejon, vajza biznesmene, që, dy vite më vonë të shprehë publikisht kritikën e saj për mënyrën sesi Edi Rama, kryeministër, replikon me qytetarët e varfër që nuk kanë para të paguajnë energjinë elektrike.

Ditën e djeshme, kur një qytetare e pyet kryeministrin sesi do të bëjnë me pagesën e dritave ata që janë të varfër, tani nuk kanë punë (sepse e humbën nga coronavirus) dhe ato pak lekë që marrin u duhen për tu ushqyer, kryeministri i përgjigjet: Po i ndeze, do t’i paguash; nuk do ti paguash, mos i ndiz”, raporton newsbomb.al.

“Si e konsideroni ju këtë replikë të kryeministrit? Nëse shteti nuk ka mundësi të përballojë situatën, të paktën të mos ironizojë njerëzit e varfër që po vuajnë për bukë. Kjo sjellje është e patolerueshme për mendimin tim dhe krejtësisht joserioze” shkruan Elona në rrjetin social facebook, duke dhënë opinionin e saj për qëndrimin e kryeministrit.

66666.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.