E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmenit demokart “i bie sërish llotaria’: Jam i lumtur…!
Lajme

Biznesmenit demokart “i bie sërish llotaria’: Jam i lumtur…!

Janë tërhequr përfundimisht nga lista dy kandidatet për deputetë të PD në Berat, Juvina Jani dhe Monika Qose të cilat ishin pretendente për të marrë karrigen e deputetes pas largimit të Eduard Halimit nga jeta parlamentare.

Pas kësaj, mandati duket se do i kalojë biznesmenit Astrit Veliaj i cili është shprehur i lumtur që do ulet në karrigen e deputetit.

“I lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, ka thënë Veliaj për News 24.

Kujtojmë edhe njëherë se, Eduard Halimi ishte i pari i listës së Beratit, ndjekur nga Astrit Veliaj, Lefter Maliqi, Bujar Hoxhaj, Myslim Haxhin, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Mandati i takonte Astrit Veliajt por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore duhet t’i shkonte direkt mandati Juvina Janit.

Duke qenë se kjo e fundit ka deklaruar se do ta refuzojë ftesën për t’u bërë deputete, mandati do i shkonte gruas tjetër në listë, Monika Qosja por edhe kjo e fundit ka refuzuar duke i lënë të hapur rrugën Astrit Veliajt.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.