Blendi Gonxhe harxhon 70 milionë për kapele e bluza
Blendi Gonxhja është një person që duket se kurrë nuk i qëndron larg tenderave të ndryshëm që kanë për qëllim jo vetëm shpërdorimin e fondeve të shqiptarëve por edhe objekte shpesh të dyshimta.

Në rastin konkret rezulton se drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka ndër mend të harxhojë mbi 70 milionë lekë për të blerë bluza, kapele, stilolapsa, etj për evente.

Por sasitë e këtyre elementëve të nevojshme sipas tij për eventet, janë të dyshimta. Kështu për shembull, drejtor Blendi kërkon të blejë 5 mijë kartolina, 1 mijë blloqe, 1 mijë dosje, 600 mbajtëse çelësash, 800 kapele, 800 bluza me logo, 1 mijë kalendarë, 1 mijë çanta, 5 mijë certifikata e kështu me radhë. Nuk dihet se kush do të marrë kaq shumë elementë të tillë, sigurisht përveç Blendit i cili ka bërë edhe tenderin në fjalë.

Por le të shohim dokumentacionin e procedurës. Vihet re se kanë marrë pjesë vetëm 2 firma. Këtu natyrisht le të ndalemi pak pasi fillon të bëhet interesante. Nga këto dy firma pjesëmarrëse, njëra hyn në garë por nuk jep ofertë.

Është natyrisht e pakuptimtë të hysh në një garë e të mos japësh ofertë. Vetëm nëse fituesi dihej që në fillim dhe e gjitha është një farsë. Rrjedhimisht fituese është shpallur e vetmja firmë që ka marrë pjesë.

Bëhet fjalë për UNIVERS PROMOTIONS në pronësi të Beqir Nuredinit, Flamur Salija dhe Klodian Haxhiu. Kjo firmë ka ofruar shifrën prej 5,780,000 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 70 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse e krahasojmë me fondin limit të tenderit, shikohet se oferta fituese është sa 96% e tij, çka tregon edhe një herë se Blendi ka bërë përsëri “gonxhe” paratë e taksapaguesëve shqiptarë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



