E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi ngre akuza të forta ndaj SPAK
Lajme

Blushi ngre akuza të forta ndaj SPAK

“SPAK ka tentuar të krijojë forca të reja politika duke grabitur eksponentë në opozitë”. Kështu u shpreh në Debat në A2 CNN Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm, Partisë së Lirisë.

“Ky SPAK i Dumanit nuk reagon kur Presidenti i Republikës, ku në këtë rast ka qenë zoti Meta, bëri një kallëzim për një vepër penale, falsifikim i firmës së kryetarit të kuvendit. A dini a është hetuar a dënuar njeri? As për kaq nuk reagon SPAK-u. Si shpjegohet që këto institucione të drejtësisë, kur presidenti çon dosjen për inceneratorët, nuk reagon? Ky institucion drejtësie është bërë qesharak, kur thirri 200 fshatarë për një autokombanjë pa leje, që u zbulua si vepër korruptive.

Sot, SPAK-u shërben si hanxhar në duart e Edi Ramës. Nga SPAK-u ka pasur përpjekje për të rrëmbyer parti politike; nga SPAK-u ka pasur përpjekje për të asgjësuar pluralizmin, për të krijuar parti politike.

SPAK ka tentuar që duke rrëmbyer apo marr peng figura të caktuara të opozitës tenton të krijojë forca të reja politike”, u shpreh Blushi.

Më tej, ai vijoi me akuzat ndaj SPAK, duke thënë se ky institucion sajon, ndërsa drejtuesja e emisionit i kërkoi të bëjë kujdes pasi mund të përfundojë në burg për akuza të rreme, por Blushi u përgjigj: “Ishalla, do të më bënin nder. Të fusin në burg nga kjo është nder”, u shpreh Blushi në Debat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.