BORATI MASHTRON GJYSHËRIT
Sot Borati në takim me të moshuarit e Gramshit vazhdoi serinë e mashtrimeve. Mashtrimi i preferuar mbetet ai i “shpëtimit të jetës nëpërmjet vaksinave kineze”.
Le të bëjmë llogaritë. Duke administruar 200,000 mijë vaksina kineze me 1 dozë dhe me aftësi mbrojtëse 3% pas dozës së parë (sipas studimit të fundit kilian), në kohën kur vdekshmëria nga COVID ka rënë në 6-7 persona në ditë, i bie që Borati dhe boratët të “shpëtojnë” 0.39 persona në muaj!!!
Borat! Mjaft u talle me gjyshërit dhe shqiptarët. Pasi për shkak të paaftësisë tënde dhe të boratëve të tu vdiqën 9,200 shqiptarë, ti nuk mund të mburresh sot se po shpëton 0.39 jetë në muaj! Pra as edhe një gjysmë jete në muaj!
Në se do që realisht të kujdesesh për gjyshërit, bijtë dhe nipërit e tyre, siguro vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA, vaksina që ofrojnë mbrojtje 95% dhe jo 3%!
Dhe boll mashtrove, Borat, se po bëhesh çdo ditë e më shumë qesharak!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



