Boris Johnson letër qytetarëve britanikë: Gjërat do të përkeqësohen
Kryeministri britanik Boris Johnson ka dërguar një letër në shtëpinë e çdo qytetari të Mbretërisë së Bashkuar.
Në letër shkruhet se gjendja do të përkeqësohet, ndërsa theksohet se masat do të shtrëngohen.
Britanikët gjithashtu do të marrin një broshurë që detajon rregullat e qeverisë për të lënë shtëpinë dhe informacionin shëndetësor.
Në letrën që u dërgohej 30 milion familjeve me një kosto të parashikuar prej 5.8 milion paund ,Johnson shkruan:
“Që nga fillimi, ne kemi kërkuar të vendosim masat e duhura në kohën e duhur.
“Ne nuk do të hezitojmë të shkojmë më tej nëse kjo është ajo që na thotë këshilla shkencore dhe mjekësore që duhet të bëjmë.”
Kryeministri britanik aktualisht ndodhet i karantinuar në shtëpinë e tij, pasi ka rezultuar pozitiv në analizën e COVID-19, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



