E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bosi i kokainës i ofron qeverisë ishullin e tij në Dubai, në këmbim të uljes së dënimit
Lajme

Bosi i kokainës i ofron qeverisë ishullin e tij në Dubai, në këmbim të uljes së dënimit

Një trafikant droge, i cili rrezikon të kryejë 14 vjet e 10 muaj burg, Raffaele Imperiale, i  ka bërë një ofertë të jashtëzakonshme qeverisë së vendit të tij, në mënyrë që të ulë dënimin e marrë.

Raffaele i ka dhuruar një ishull artificial, një pronë që e kishte blerë dhe që ndodhet në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vlera e ishullit Tajvan të cilin e kishte blerë në kohën kur qëndronte i fshehur, shkonte në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial të quajtur Kosmos dhe që ka formën e hartës së botës.

Imperiale është trafikanti famëkeq i drogës i cili ishte shpallur në kërkim për 5 vite me radhë dhe u arrestua në Duabi ku më pas u ekstradua në Itali.

Imperiale ishte udhëheqës i një karteli droge së bashku me kriminelin më të madh të drogës në Holandë Ridëan Taghi, kreun e bandës irlandeze Daniel Kinahan dhe trafikantin boshnjak të drogës Edin Gatsanin. Kinahan, babai dhe vëllai i tij mbeten në kërkim.

Imperiale shpenzonte 400 mijë euro në muaj në Dubai  për të jetuar. Ndryshe quhej Boss Van Gogh pasi zotëronte dy piktura të tij të cilat u vodhën në 7 dhjetor të 2022.

Sipas autoriteteve italiane grupi i mafiozit konsiderohet si një nga 50 kartelet më të mëdha të drogës në botë për kokainën peruane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.