Bota e izoluar nga virusi, Komisioneri Evropian: Ulni cilësinë e transmetimit, rrezikon shkëputja e internetit
Bota është prekur nga një virus që për qindra persona ka rezultuar vdekjeprurës. Masat e marra nga shtetet e prekura është izolimi në shtëpi.
Izolimi në shtëpi ka bërë që qytetarët të qëndrojnë para ekraneve televizive apo smartphone-ve për orë të tëra disa duke shikuar një film, të tjerë duke komunikuar. Kjo ka bërë që Bashkimi Evropian t’i bëjë thirrje Netflix dhe platformave të tjera transmetuese që të ndalojnë shfaqjen e videos me rezolucion dhe kualitet të lartë për shkak se nga mbi ngarkesa ekziston rrisku i shkëputjes së internetit.
Komisioneri Evropian Thierry Breton, u bëri thirrje kompanive që të ulin cilësinë e trasmetimit HD kur nuk është i nevojshëm në mënyrë që të sigurojnë internet për të gjithë.
Mark Zuckerberg tha se Facebook po përballen me një rritje numri të përdorimit pasi koronavirusi detyron miliona njerëz në të gjithë botën të qëndrojnë në shtëpi. Zuckerberg e përshkroi këtë rritje si shumë herë më të lartë se në natën e ndërrimit të viteve. Video Call-et në WhatsApp dhe Messenger janë dyfishuar gjithashtu
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



