Bota rrezikon urinë biblike nga koronavirusi
Organizata Botërore e Ushqimit thotë se bota është në rrezik nga uria “me përmasa biblike” si pasojë e koronavirusit.
BBC citon David Beasley, kreun e Organizatës Botërore të Ushqimit (WFP) i cili është shprehur se duhet të ndërmerret një veprim urgjent për të shmangur një katastrofë të mundshme. Në raport thuhet gjithashtu se personat që vuajnë nga uria në gjithë botën mund të dyfishohet, nga 135 milionë në 250 milionë.
Organizata Botërore e Ushqimit (WFP) thotë se vendet më të rrezikuara nga uria janë 10 vendet e prekura nga konflikti, kriza ekonomike dhe ndryshimi i klimës si: Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani i Jugut, Sudanin, Siria, Nigeria dhe Haiti.
Në Sudanin e Jugut citohet në raport, 61% e popullatës u prek nga kriza e ushqimit vitin e kaluar, raporton newsbomb.al, kur pandemia nuk ishte ende prezente. Edhe para goditjes së pandemisë, pjesë të Afrikës Lindore dhe Azisë së Jugut tashmë ishin përballur me mungesa të mëdha ushqimore të shkaktuara nga thatësira dhe infeksionet e karkalecave.
Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë një konference me video, Beasley tha se bota duhej të “vepronte me mençuri dhe të vepronte shpejt”. “Ne mund të përballemi me kriza të shumta urie me përmasa biblike brenda disa muajve. E vërteta është se ne nuk kemi kohën në anën tonë”, është shprehur David Beasley, kreu i Organizatës Botërore të Ushqimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



