Braçe s’i kursen kritikat: “Çmimet janë të larta, nuk ka konkurrencë”
Erjon Brace Deputeti i Partisë Socialist është shprehur sot se çmimet e larta në vendin tonë janë ende një shqetësim për vendin tonë .
Ai u shpreh se inflamacioni në vendin tonë po bie por çmimet nuk po ulen duke shtuar se kjo nuk po ndodh as për produktet që importohen dhe që në tregjet ndërkombëtare kanë nisur të shiten me çmim më të ulët.
“Kemi para një sfidë të madhe, çmimet. Ato janë problemi më i madh që kemi tani. Çmimet e larta që nuk ndryshojnë janë për shkak të një tregu të kapur dhe aspak konkurrues. Inflacioni i importuar po bien, çmimi jo. Duhet të bëjmë që tregjet të funksionojnë.
Çmimet të shkojnë atje ku ekonomia po i çon përmes inflacionit në rënie. Kjo që po ndodh me çmimet është përtej ekonomisë sepse po të ishte ndryshe gjithçka do funksiononte në zbritje, veçanërisht të produkteve të importuara që çmimet e të cilave në tregjet ndërkombëtare po vijnë duke rënë. Konkurrueshmëria sjell çmime më të ulta. Nëse do vazhdojmë të ushqejmë ekonominë me çmime të larta, edhe politika e sotme do të dështojë. Nuk besoj se sektori privat do udhëhiqet nga ky vendim që po marrim sot për të rritur rrogat për punëtorët e tij” u shpreh Braçe gjatë një diskutimi për projektligjin për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



