E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Brazil / Raportohet për 61 viktima nga rrëzimi i një avioni
Lajme

Brazil / Raportohet për 61 viktima nga rrëzimi i një avioni

Detaje të reja janë zbardhur nga rrëzimi i avionit në Sao Paolo, Brazil.

Sipas mediave të huaja, numri i viktimave ka shkuar në 61. Në bord ndodheshin 57 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

“Kompania me keqardhje informon se të gjithë 61 personat në bordin e fluturimit 2283 vdiqën në vendngjarje”, tha Voepass në një deklaratë.

Më parë besohej se 62 persona kishin vdekur në bordin e avionit që u rrëzua. Voepass tani thotë se në bord kishte 57 pasagjerë, jo 58 dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.