E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bregu merr detyrën e kreut të Këshillit Rajonal (VIDEO)
Politikë

Bregu merr detyrën e kreut të Këshillit Rajonal (VIDEO)

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit të Shqipërisë ka marrë detyrën e Sekretares së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, duke qenë kështu e para përfaqësuese e politikes shqiptarë që merr kryesimin e një organizmi kaq të rëndësishëm të Bashkimit Europian.

Në një video prezantuese publikuar në profilin e saj në “Facebook”, Bregu e di se nuk do të jetë një detyre e lehte, por drejtimin e ka të qartë, bashkëpunim. “Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë, kemi një interes të përbashkët! Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhej të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona. Bashkëpunimi është kryefjala”.

Bregu thotë se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka qenë i suksesshëm në gjenerimin e një mbështetjeje të konsiderueshme për reformat në Europën Jug-Lindore, dhe kështu do vijojë të jetë. Në nisje të detyrës së saj, për Bregun prioritetet janë të qarta.

“E ardhmja e rajonit lidhet ngushtësisht me ndërlidhjen. Integrimi i ekonomive tona në një treg të vetëm, lidhja e njerëzve dhe bashkëjetesa e vlerave; investimi në kapitalin njerëzor dhe intelektual, – çdo reformë lidhet me interesin tonë të përbashkët politik, atë të sigurisë dhe dukshëm me atë ekonomik”.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal u prezantua për herë të parë në vitin 2008 dhe është në organizëm që ka në fokus; logun dhe zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në tre vitet e ardhshme, siç publikohet në faqen zyrtare të organizimit, do të synohet rritja e bashkëpunimit dhe konkurrencës në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar për një qeverisje më të mirë dhe funksionim të shtetit ligjor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.