Britania e Madhe , emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në Ruanda

Britania e Madhe do të nisë sot një aksion blic për të arrestuar azilkërkuesit për dërgimin e tyre në Ruanda. Prestigjozja ‘The Guardian’ zbulon skemën e cila do të nisë disa javë më herët sesa ishte lajmëruar.

Zyrtarët planifikojnë të ndalojnë refugjatët që vijnë për takime rutinë në zyrat e shërbimit të imigracionit dhe gjithashtu do të arrestojnë njerëz në mbarë vendin në një aksion të madh dy-javor.

Pas ndalimi, emigrantët e paligjshëm do të transferohen në qendrat e paraburgimit, që janë përgatitur për operacionin, dhe do të mbahen aty për t’u nisur më pas në fluturime për në Ruanda.

Nisja e menjëhershëm e aksionit përkon me zgjedhjet e këshillit vendor të së enjtes në Angli, për të rritur pretendimet e Rishi Sunak se ai po godet migrimin e paligjshëm.

Kryeministri britanik Rishi Sunak më herët ka deklaruar se: “Për të arrestuar emigrantët ndërsa përgatitemi për t’i larguar, kemi rritur hapësirat e paraburgimit në 2,200 qeli. Pas miratimit të ligjit për dërgimin në Ruanda të emigrantëve ilegalë, një pjesë e tyre po u shmangen kontrolleve të autoriteteve. Mediat britanike raportuan se mijëra emigrantë në Britani janë zhdukur gjatë tre muajve të parë të vitit, mes tyre janë edhe 1633 shqiptarë“.

Publikuar nga Publik Media