Britania masa penalizuese për shqiptarët: 10 ditë karantinë dhe test negativ
Njoftimi i ambasadës britanike
Testimi i detyrueshëm për COVID-19 për udhëtimet në Britani! Nga java e ardhshme, të gjithë qytetarët që udhëtojnë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë shtetasit britanikë, duhet të paraqesin një test negativ për COVID19 të kryer deri në 72 orë përpara nisjes.
Qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e reja do të ndëshkohen me një gjobe të menjëhershme me vlerë 500 £.
Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë nga vendet që nuk janë në listën e korridorit të udhëtimeve të Qeverisë Britanike, përfshirë këtu Shqipërinë, duhet të vetë-izolohen për 10 ditë, pavarësisht rezultatit të testit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



