E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Britania shkon në zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik
Lajme

Britania shkon në zgjedhje të përgjithshme më 4 korrik

Rishi Sunak do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, raporton Sky News.

344333

Kryeministri i Britanisë dhe lideri i konservatorëve Rishi Sunak më herët pretendoi se në gjysmën e dytë të vitit 2024 do të zhvillohen zgjedhje kombëtare në Britani, duke folur në parlamentin britanik dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të përsëritura.

Gjithashtu, numri 10 refuzoi të përjashtonte një zgjedhje të përgjithshme të parakohshme kur Rishi Sunak sot mirëpriti rënien e inflacionit dhe tha se kishte “ditë më të mira” përpara.

Megjithatë, sot (22/5) është dita e fundit që mund të shpallen zgjedhjet.

Kujtohet se Lord Cameron u largua me shpejt nga vizita e tij në Shqipëri për t’u kthyer në mbledhjen e kabinetit ndërsa Jeremy Hunt anuloi një dalje në ITV sonte.

Daily Mail thekson se Sunak do të bëjë një njoftim zyrtar gjatë ditës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.