E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Britaniku pretendon se u shërua nga coronavirusi falë një recete të vjetër, nuk deshi të pi antibiotikë
Publik News

Britaniku pretendon se u shërua nga coronavirusi falë një recete të vjetër, nuk deshi të pi antibiotikë

Reed tre vitet e fundit i ka kaluar në Kinë, kurse gjashtë muajt e fundit në Wuhan. Por pasi kishte probleme me frymëmarrje dhe kollitje, shkoi në një spital në pjesën qendrore të Kinës.

“Kam përdorur inhalues që më ka ndalur kollitjen dhe vazhdimisht kam pirë verë me mjaltë. Është një ilaç i vjetër, por duket se ka kryer punë tek unë. Nuk doja të pija antibiotikët që mi kishin përshkruar mjekët”, ka deklaruar ai për mediat britanike.

Vetëm dy javë pasi është liruar nga spitali, thotëse e kishte kuptuar se ka qenë i infektuar me coronavirus.

Ai ka folur edhe për jetën që zhvillohet në qytetin Wuhan, që po cilësohet si epiqendra e coronavirusit. Pranoi se është shndërruar në “qytet fantazmë” brenda të cilit mungon ushqimi, barnat dhe maskat mbrojtëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.