Burg për laçjanin e përfshirë në atentani në Don Bosko ku mbeti e vrarë Mimoza Paja
Nikoll Sherrniku është lënë në burg nga Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë pasi ka prova se ai ka qenë pjesë e atentatit ndaj lokalit të Fatjon Muratit, ku humbi jetën tragjikisht Mimoza Paja. I riu 28-vjeçar nga Laçi, sipas policisë ka ndihmuar në sigurimin e targave për automjetin me të cilin dyshohet se u larguan atentatorët.
I lindur në Fushë-Kuqe, Nikoll Sherrniku ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale dhe emri i tij nuk ndodhej për herë të parë në regjistrat e drejtësisë. Policia ka zbardhur një prej bashkëpunëtorëve por ende është larg kapjes së autorëve. Nuk dihet nëse Sherrniku do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë, por padyshim që ai është pista kryesore për zbardhjen e atentatit në Don Bosko.
“Shtetasi N. Sh., me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve)” – thuhet në komunikimin e Policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



