E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati flet për paratë e narkoteafikut në ndërtim: Nëse i heq paratë e drogës, regjimi shkërmoqet. SPAK hesht!
Lajme

Bushati flet për paratë e narkoteafikut në ndërtim: Nëse i heq paratë e drogës, regjimi shkërmoqet. SPAK hesht!

Andi Bushati ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për kullat që ndërtohen në Tiranë dhe pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Bushati tha se pushteti i mazhorancës merr fund nëse i heq paratë e drogës dhe se SPAK nuk i heton monumentet e pastrimit të parave, sepse ekziston për të mbajtur pushtetin në këmbë.

“Ore pse jepen lejet? Erion Veliaj ka ardhur dhe ka thënë stop lejeve sepse kemi tetë mijë banesa bosh dhe nëse plotësohen mund të jepen leje, por jo më në qendrën e Tiranës. Atëherë pse?

Është një sistem që nuk prodhon, një vend pa fabrika, pa uzina, që edhe domatet dhe patatet i merr nga Maqedonia. Me çfarë do të mbahet? Rruga më e shkurtër, që nisi në fillim me kanabisin, është mbajtja gjallë e ekonomisë me këto para droge.

Vijmë te pyetja, pse nuk ndërhyn SPAK-u?

Po bisedoja me shokun tim, tha sikur të blija këtu te kjo ndërtesë, po i thashë është i drogës o ditëzi! Pas dy javësh doli bos droge që i doli emri sikur u arrestua, por pallati vijon dhe punohet dhe SPAK nuk ndërhyn. Pse? Sepse është mekanizëm për të mbajtur në këmbë këtë pushtet që furnizohet nga lumi i parave të drogës.

E dimë të gjithë kush është i Kolumbisë dhe Brazilit, por nuk e dika SPAK. E di shumë mirë, por nëse i heq paratë e drogës, ky regjim shkërmoqet”, tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.