E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati : Kush beson se kemi Drejtësi të Pavarur në Shqipëri, ose është debil ose i shitur
Lajme

Bushati : Kush beson se kemi Drejtësi të Pavarur në Shqipëri, ose është debil ose i shitur

Analisti Andi Bushati tha sot  në Syri Tv, se kush beson në drejtësi të pavarur në Shqipëri, osë është i shitur ose debil.

“Gjithkush është i rrezikuar, gjithkush mund të përfundojë si Irfani, Begeti, Beleri, si Berisha, njerëz të fajshëm apo të pafajshëm të cilëve drejtësia e këtij vendi nuk ka mundur t’ju bëjë drejtësi” shtoi Bushati.

Besoj në kurbën e atyre që përmëndët, pra të hapave të dyshimta apo të shkeljeve të dyshuara, nuk është se ka gjë të re.

Është e njëjta strategji politiko-juridike për ta izoluar sa më shumë që të jetë e mundur Sali Berishën.

Në këto kushte ose duhet të jesh i shitur ose duhet të jesh debil, që t’i biesh akoma fyellit të drejtësisë së pavarur.

Një nga virtytet apo aftesitë e regjimeve është gjithmonë se janë të paparashikueshme ne nivelin e imagjinatës të së keqes, pra atë që nuk e rrok dot një mendje normale, e bëjnë me shumë lehtësi diktatorët.

Në këtë kuptim, ne nuk mund të themi se cilat janë hapat e mëtejshëm, ama një gjë e dimë me siguri, se gjithkush është i rrezikuar, gjithkush mund të përfundojë si Irfani, Begeti, Beleri, si Berisha, njerëz të fajshëm apo të fajshëm,  të cilëve drejtësia e këtij vendi nuk ka mundur t’ju bëjë drejtësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.