E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ça ke që shef?!” Zot mbaje larg njeriun e keq!
OP-ED

“Ça ke që shef?!” Zot mbaje larg njeriun e keq!

Po ndiqja skenarin e vrasjes me te fundit ne Durres. Vrasje sipas modelit “ça ke që shef”. Dikush shkon poshte dheut, dikujt i mbyllet jeta ne burg. Nje vrasje tjeter ndodhi para disa kohesh mu ne mes te Durresit ku i vrari shkonte dhe provokonte sherrre tek lokali i dikujt tjeter. Autori i vrasjes (pronari i lokalit) do te kalbet ne burg. Thote se me ka mbetur ne dore sepse i vrari vjen i prish lokalin.
Rast i dhimbshem ishte edhe ky i qytetarit te ndjere Vrenozi ne Fier, hero me plot kuptimin e fjales qe nderhyri per te mbrojtur nga grabitqaret e hajdutet komshinjte e tij ndersa vrasesi pa turp deklaron ne Gjykate pendese.

Nje gje eshte e sigurte. Sasia e njerezve anormale qe bredhin te lire ne rruge eshte e madhe. Arsyet per te vrare dhe per t’u vrare ne Shqiperi jane si uji qe pime dhe si buka qe hame. Te ngacmon tjetri kot, ty, gruan, motren, vajzen apo te ben njemije te zeza sy per sy diten per diell dhe ti duhet ta denoncosh ate tek nje Shtet idiot i korruptuar, i kalbur dhe i rene. Pavaresisht rastit ne fjale, ne Shqiperi ka nje ushtri me shtaza gjithe kohen te tensionuara qe merren me jeten tende dhe ti nuk i njeh fare dhe nuk te lidh asgje me ta. E kupton kete pas nje kohe se te njofton tjeter kush. Ai thjesht te urren dhe te ka bezdi. Perpiqen të të prishin gjithcka tenden. Pasurine, nderin, familjen, karrieren, punen, etj. Te prishin me mikun, me vellain, me shokun me shoqen, me tezen me hallen, me dajen. Te ndajne me gruan, me burrin, te ndajne me shoqerine, te ndajne me prindin, te ndajne me femijen sepse jane vemje te uleta qe nuk shohin dot punen e tyre.

Krimba, zvarranike pa kulture qe vetem urrejne, plasin, vdesin, grinden, u gerryhet shpirti nga brenda per suksesin tend me te vogel, krruajne koken, veshin, hunden, kontrollojne jeten tende, fotot e tua, familjen tende, marrin taksi per te çuar lajm, per te spiunuar, per t’i treguar dikujt qe nuk ka lidhje me ty dicka qe lidhet vetem me ty dhe aspak me ate. Parazitet nuk ta bejne kete se ti i ke bere gje motres apo vajzes apo gruas se tij, por sepse ai te urren dhe te ka bezdi. Nuk e duron dot qe ti je mire dhe nuk ke probleme. Ai dergon me viber, watsup, me mesazh ne fb, me twiter, me instagram raportet e tua tek dikush me te cilin ty nuk te lidh asgje.

Ketu sa del nga shtepia ne mengjes ke njemije arsye per te hequr qafe njerez sepse ka shume te poshter dhe te ndyre. Jemi me fat qe jemi gjalle. Jemi me fat qe nuk jemi ne burg. Ky eshte nje vend anormal ku njerezit anormale e kane shume te veshtire te shohin punen e tyre dhe ku nuk ka shtet. Shteti nuk ka autoritet dhe askush nuk e ka frike ate, ligjin e tij. Mos thoni kurre po nuk nuk u ngaterrove nuk te nget njeri. Ky eshte nje vend idiot ne te cilin ne cdo sekonde mund te ngecesh per nje shikim, per nje gervishje makine per nje pickim. Mos thoni kurre po nuk u ngaterrove nuk te gjen e keqa. Ne nje vend te mbushur me pijance, drogaxhinj, manjake, njerez te ligj, intrigante, hajdute, mashtrues, brutale, agresivë, intransegjente, recitiviste, idiote, injorante e skizofrenë, mos thoni nuk ngecesh kot, por thoni: “Zot mbaje larg njeriun e keq!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.