E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Camp Nou e pret një Real Madrid të ri: Gjithçka që ka ndryshuar nga El Clasico e fundit
Sport

Camp Nou e pret një Real Madrid të ri: Gjithçka që ka ndryshuar nga El Clasico e fundit

Sonte në Camp Nou, Real Madridi do të ndeshet me Barcelonën plot 101 ditë pas ndeshjes së fundit mes këtyre dy klubeve, në të cilën madrilenët kishin pësuar disfatë më rezultat 5:1.

Që nga atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në Santiago Bernabeu, duke filluar nga shkarkimi i trajnerit Julen Lopetegui. Marca i ka grumbulluar 12 pika që e theksojnë ndryshimin të cilin e ka pësuar Real Madridi që nga El Clasico e fundit, transmeton Gazeta Express.

Trajneri: Nga Lopetegui te Santiago Solari

Real Madridi do të kthehet në Camp Nou për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Me trajnerin e ri, Solarin, madrilenët kanë arritur ta zvogëlojnë distancën me Barcelonën në LA Liga.

Një titull më shumë

Real Madridi u kualifikuar në këtë fazë duke i mposhtur disa kundërshtarë të cilët në letër vlerësoheshin si më të lehtë. Në kthimin e tyre në Camp Nou, tani në kabinetin e tyre ata e posedojnë një titull më shumë, atë të Kupës së Botës për Klube.

Isco Alarcon

Nga parajsa në ferr, Isco ishte titullar në mesfushën e Real Madridit për El Clasicon e fundit në Camp Nou, mirëpo ndryshimi i trajnerit e ka prishur sezonin e tij, pasi që Solari nuk ia beson spanjollit një vend në formacionin e parë.

Marcelo

Julen Lopetegui e kishte filluar këtë proces dhe tani Solari e ka marrë hapin e radhës, duke e lënë brazilianin në bankën rezervë. Tani, mbrojtësi titullar në krahun e majtë është Sergio Reguilon, i cili mund të luajë për plot 90 minuta kundër Barcelonës, edhe pse Marcelo ka luajtur në ndeshjet e kupës deri më tani.

Lucas Vazquez

Nën Santiago Solarin, Lucas Vazquez ishte i paprekshëm në krahun e djathtë. Ai u pushua të dielën e kaluar kundër Leganes dhe tani do të jetë përgjegjës për ta ndaluar Jordi Alban.

Vinicius Junior

Julen Lopetegui nuk e kishte ndierë nevojën për ta përdorur brazilianin, për të cilin mendonte se i duhej më shumë kohë për t’u përshtatur, mirëpo Solari ia ka dhënë atij menjëherë mundësinë për ta dëshmuar veten dhe kjo gjë ka rezultuar e suksesshme.

Karim Benzema

Numri nëntë i Real Madridi është i njëjti si para 101 ditëve, por për shkak të formës së tij të mirë, duket si lojtarët plotësisht i ri. Benzema ka shpërthyer nën Solarin dhe mbrojtësit kundërshtarë e kanë pasur të vështirë ta ndalin.

Gareth Bale

Dyshimet nëse ai do të ishte titullar për El Clasicos e fundit ekzistonin, megjithatë tani ato dyshime janë shtuar edhe më shumë. Që nga atëherë, Bale u lëndua dhe akoma nuk është kthyer 100 për qind nga lëndimi.

Luka Modric

Modrici e ka fituar një Top të Artë që nga përballja e fundit mes këtyre dy klubeve dhe i është kthyer përsëri formës së tij të mirë në mesfushën e Real Madridit.

Thibaut Courtois dhe Keylor Navas

Courtois tani është opsioni i parë i Real Madridit për pozitën e portierit. Megjithatë, Navas do të mbrojë në ndeshjen në Camp Nou, pasi ai luan në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Marcos Llorente, Dani Ceballos dhe rezervat

Në El Clasicon e fundit, Dani Carvajal ishte i lënduar, por tani Solari e ka të gjithë skuadrën në dispozicion, përveç Jesus Vallejos dhe Luca Zidane. Lëndimet e kanë prekur mjaft shumë skuadrën e tij këtë sezon, mirëpo në këtë moment ai i ka shumicën e lojtarëve në dispozicion.

Shkurt: Një Madrid tjetër

Skuadra e Ernesto Valverde e varrosi Real Madridin në El Clasicon e parë të këtij sezoni, por ata veçse kishin qenë të vdekur. Tani, madrilenë kanë ndryshuar plotësisht dhe duan të marrin pjesë në finalen që do të luhet në Estadio Benito Villamarin.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/camp-nou-e-pret-nje-real-madrid-te-ri-gjithcka-qe-ka-ndryshuar-nga-el-clasico-e-fundit-623932/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.