E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Canabis pranohet pasi shitet..BE flet pas pilafit..eshte thjesht çeshtje çmimi..
OP-ED

Canabis pranohet pasi shitet..BE flet pas pilafit..eshte thjesht çeshtje çmimi..

Basir Collaku

Canabis mberriti ne Bruksel por ne Tirane fatkeqesisht nuk e pa askush nga diplomatet. Perfaqesuesja e BE ne Tirane, Romana Vlahutin, pranon se fundmi se droga tashme eshte nje kusht i vene nga Bashkimi Evropian, per integrimin e Shqiperise. Lu, Vlahutin e gjothe te tjeret ambasadore kane nje borxh jo te vogel qytetareve shqiptare.

Fundja do thuash kush pjerdh per popullin..!! Mbase. Dhe kjo ze vend. Por denoncimet e pafundme te opozites, PD dhe medias per canabisin nuk u çmuan aspak. Indiference e frikshme nga BE madje pergjigja ishte perkrahje per kuktivuesin e kanabisit, z Rama. Sepse ne nje vend te mbuluar me droge, nuk mund te gjezdisin mijera tone droge pa lejen me ze dhe ne heshtje te Kryeministrit e qeverise se tij.

Me ato miliarda euro u blene dhe ato palo zgjedhje. Tani BE zgjohet nga gjumi dhe thote canabis eshte kusht. Po kryekushti i ketij kushti, eshte zoti Rama dhe qeveria e tij, te cilet jane sajdisesit e evropianeve me gjelberim, apo produkte te tij tregtare. Dhe nderkombetaret benin opozite opozites, suleshin kunder PD, kur canabisi pushtonte hareshem qindra hektare dhe Guardia fluturonte, por here qorrohej dhe here shikonte..

Ndonese me mire vone se kurre por kjo deklarate e BE eshte pak pas pilafit sepse perfituesit e ketij kanabizimi jane ne qeverisje dhe ortaket e tyre e kane bere plaçke Shqiperine. Burrin e gjate me atlete e marrin per gaztor kur duan te kalojne kohen.

Canabis mbetet problem per ne qytetaret, sepse per qeveritaret dhe nderkombetaret eshte thjesht nje grusht dollare me teper. Nje mik me thoshte para do kohesh se tek e pyeste nje diplomat te rendesishem perse nuk flisni per drogen ne Shqiperi se eshte baterdi..ai i ishte pergjigjur ftohte..nuk na intereson…!!!!

Ne fund me sa duket, eshte vetem çeshtje çmimi, aspak çeshtje integrimi..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.