E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit britanik Johnson,e  prekur nga koronavirusi
Lajme

Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit britanik Johnson,e prekur nga koronavirusi

Carrie Symonds, e dashura e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, konfirmoi se është prekur nga koronavirusi.

Johnson vetë rezultoi pozitiv me koronavirus javën, ndërsa e dashura e tij, e cila është shtatzënë, shkroi në Tëitter, se kishte kaluar disa ditë në shtrat me simptoma të koronavirusit.

“Kam qëndruar në shtrat javën e kaluar me simptomat kryesore të Coronavirus. Nuk kam nevojë të testohem dhe, pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë. Të qenit shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësues“, shkroi ajo.

E fejuara e kryeministrit britanik Johnson flet nga karantina: Është shqetësuese të jesh shtatzënë dhe me koronavirusCarrie Symonds me bashkeshortin, kryeministrin britanik Boris Johnson

Symonds, e cila është dhe shtatzënë, ka njoftur se për gratë shtatzënë të jenë dhe me koronavirus është shumë shqetësuese. “Unë kam kaluar javën e shkuar në shtrat me simptomat kryesore të koronavirus. Nuk kam nevojë të testohem dhe pas shtatë ditësh pushimi, ndihem më e fortë”, shkruan në Twitter e fejuara e kryeministrit britanik.

Metro njofton se Carrie Symonds u vetëkarantinuar një javë më parë në shtëpinë e çiftit kryeministrit në Kemberwell menjëherë sapo kryeministri Johnson testoi pozitiv me covid-19. Vetë kryeministri Boris Johnson po qëndron i ndarë nga bashkëshortja, në Downing Street.

“Të jesh shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësuese”, shkruan ndër të tjera Carrie Symonds, e fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.