E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çdo 15 minuta një arkivol shkon për djegie
Publik News

Çdo 15 minuta një arkivol shkon për djegie

Një nga shumë aspketet e tmerrshme të koronavirusit në Spanjë, janë edhe funeralet shumë të shkurtra, me pak të afërm, pa lëvizur arkivolin nga makina.

CNN tregon se çfarë po ndodh në varrezat gjigante La Almudena në Madrid, ku At Edduar zyrtarizon ritin.

Së pari ai përshëndet familjen, jo më shumë se pesë persona, atëherë shoferi hap bagazhin nga i cili shfaqet një arkivol prej druri.

Nga fillimi deri në fund, bekimet dhe lutjet zgjasin vetëm pesë minuta. Prifti At Edduar shpërndan ujë të shenjtë në arkivolin e mbyllur, i cili më pas ngarkohet në një karrocë dhe shkon për djegie.

Pasi arkivoli të jetë larguar, arrin një tjetër menjëherë, praktikisht një në çdo 15 minuta.

Disa persona transmetojnë nga telefonat e tyre celularë funeralin për familjen dhe miqtë e tyre të cilët nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.