E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çdo njeri është mbret në shtëpi të vet! Erion Kristo, një dedikim brilant për njerëzit pa edukatë të Facebook
Sot

Çdo njeri është mbret në shtëpi të vet! Erion Kristo, një dedikim brilant për njerëzit pa edukatë të Facebook

Nga ERION KRISTO *

Kete status e kam per njerezit pa kulturë dhe pa edukatë të fejsbukut.

Nese nuk u pelqen ndonjë status, kultura dhe edukata e kerkon që mos të angazhohesh me të, sidomos në rastet kur personi poston dicka qe ka rendesi per të.

Mund ta kundershtosh, po smund ta ofendosh apo t’i besh karshillek.

Shoh me vemendje në fejsbuk, si në një liber të hapur, se si në vend që fejsbuku të na qyteterojë, të na bashkojë, të na gezojë e argetojë, po kthehet në një barrë, në një merzitje, në një lodhje të panevojshme.

Cdo njeri duhet ta permbajë veten e vet.

Mungese kulture nuk eshtë kur perdor ndonjë fjalë të pistë, por kur peshtyn atje ku tjetri ha.

MENYRA SE SI SHUME NJEREZ KOMENTOJNE ME NGJAN ME KETE KRAHASIM: SIKUR TE VIJ UNE NE SHTEPINE TUAJ DHE T’JU SHAJ NGA ROBT E SHTEPISE (KA PLOT QE E BEJNE KETE); SIKUR TE FUTEM UNE NE DYQANIN TUAJ E TE FILLOJ TE THYEJ PJATAT; SIKUR TE FUTEM NE NJE DASME DHE TE SHAJ NUSEN.

Nuk kam bere kontrate me askend që t’i bej qejfin dhe t’i permbush kriteret e miqesisë. Kontrata eshte shumë e thjeshtë: respektoni kodin etik të fejsbukut.

Nese keni urrejtje të mbjellë në shpirtin tuaj per turqit, amerikanet, francezet, socialistet, demokratet, artistet, apo cfaredolloj gjeje tjeter, perpiquni ta shkarkoni me të drejtë në murin tuaj.

Sepse muri juaj eshte juaji.

Muri im eshte imi.

Nese nuk ju pelqen një gjë, ai butoni që e prish miqesinë, eshte një buton magjik. Perdoreni me shpesh.

Keshtu ndihmoni edhe veten edhe tjetrin.

Nuk e di ca mendimi keni ju, po unë zakonisht nuk rri me njerez që nuk i kam qejf.

Kjo do të thotë se fejsbuku im eshte per qejfin tim, dhe se nuk i jap llogari askujt se cfare shkruaj e cfare bej në të.

Jam i detyruar t’ju kujtoj nje shprehjen time të vjeter, pak e pistë, po shumë efikase:

“Nese nuk ju pelqen era e pordheve të mia, mos rrini prapa b… sime”.

Une s’e bej kete me askend.

Une respektoj mendimin e kujtdo.

Madje dhe te atyre qe me kundershtojne.

Po thjesht nuk dua te me bej karshillek askush dhe une e kam ne vetvete qe si bej karshillek askujt.

Nese shkruaj ndonje gje te tepruar, e shkruaj me miq qe me kuptojne dhe me respektojne.

Po asnjehere nuk bej si i fandaksur.

Nuk eshte fejsbuku im nje vend ku mund te shkruhet historia as e Amerikes, as e Frances, as e Turqise.

Nese keni ndonje gje me keto shtete, mbajeni per vete.

NUK JU DETYROJ FARE TE MENDONI SI MUA. THJESHT JU THEM TE MOS ME BEZDISNI MUA QE JAM NE PUNEN TIME, NE SHTEPINE TIME, NE QEJFIN TIM.

Dhe nga ana tjeter, nuk me pelqen fakti qe ofendoni pushtetare te ndryshem nga familja e tyre.

Mua s’me pelqejne fare, po nuk marr neper goje emrat e familjareve te te tjereve, te grave, e sidomos te femijeve.

Mund te mos ju pelqeje as ky status, po skeni asnje te drejte te kerkoni nga mua dicka qe nuk ua kam premtuar.

Nga mua duhet te kerkoni vetem respekt.

Dhe nese nuk me respektoni, eshte e sigurt fare qe une ate butonin e bllokimit do ta perdor.

Nese ju dukem pordhac, ka plot njerez te tjere qe jane ne pritje te miqesise tuaj.

Nuk e di nese jam shprehur qarte, po di qe fejsbuku eshte per qejf, per kenaqesi, per njerezillek.

Nese nuk e perdorni per kete qellim, vereni punen dhe me lini mua rehat, se askujt nuk i kam ndonje borxh.

Nese une mendoj se ngjarja qe ndodhi diku ishte e rende, nuk me plas fare te mendoj se cfare mendoni ju per ate.

Dhe kjo me besoni qe eshte kulmi i edukates.

Jeto dhe leri te tjeret te jetojne.

Dashuroni ke te doni, po mos me urreni mua qe dashuroj ke dua.

Cdo njeri eshte mbret ne shtepi te vet.

Nese nuk beheni dot pozitive, te pakten mos u beni negative.

Negativiteti vret qelizat.

Mos u beni si ato fishekzjarret që plasin një herë dhe kthehen në hi pastaj.

Tung.

Pedagog*
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.