E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çelja e negociatave me BE-në: Cili është vlerësimi i vërtetë për Shqipërinë?
Lajme

Çelja e negociatave me BE-në: Cili është vlerësimi i vërtetë për Shqipërinë?

Pas viteve të gjata përpjekjesh dhe deklaratash triumfaliste nga Edi Rama, çelja e negociatave me Bashkimin Europian është një moment që kërkon një analizë të thellë dhe jo thjesht një festë për propagandën e qeverisë. Entuziazmi i shpërfaqur nga autoritetet shqiptare nuk mund të mbulojë vlerësimin real që BE i ka bërë performancës së institucioneve shqiptare, veçanërisht në aspektet kyçe të demokracisë dhe drejtësisë.

Në bazë të dokumentit të publikuar së fundmi nga BE, që përmbledh vlerësimet për progresin e Shqipërisë në konferencën e anëtarësimit më 11 tetor, situata nuk duket aq e shkëlqyer sa qeveria dëshiron ta paraqesë.
Përmes analizës së ekspertëve të integrimit, rezulton se vlerësimet e dhëna institucioneve shqiptare tregojnë për më shumë nevojë për përmirësim sesa për arritje konkrete.

Në një shkallë nga 1 në 10, nota mesatare për Shqipërinë është 6.5, një tregues që nuk ofron shumë hapësirë për festime të parakohshme. Ja disa nga vlerësimet kryesore:

1.Funksionimi i Institucioneve Demokratike dhe Zgjedhjet: Nota 7

Pavarësisht përpjekjeve për ndërtimin e një shteti demokratik, mbeten shumë çështje të hapura, veçanërisht në aspektin ligjor dhe zgjedhor. Problemet në organizimin e zgjedhjeve tregojnë se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

2.Legjislacioni për Median dhe Fushatat Zgjedhore: Nota 6

Ligjet për mediat dhe fushatat zgjedhore janë të pamjaftueshme. Dezinformimi mbetet një sfidë serioze, dhe për fushata transparente nevojiten masa të reja.

3.Financimi i Partive Politike: Nota 7

Shqipëria ka një kornizë ligjore për financimin e partive, por zbatimi i saj është i dobët. Ka ende mangësi në transparencën e përdorimit të fondeve gjatë zgjedhjeve.

4.Parlamenti i Shqipërisë: Nota 6

BE-ja kritikon mungesën e transparencës dhe aftësinë e dobët të parlamentit për të mbikëqyrur qeverinë. Kjo tregon për një deficit në demokraci që kërkon vëmendje të menjëhershme.

5.Shoqëria Civile: Nota 7

Shoqëria civile ka nevojë për më shumë mbështetje dhe përfshirje në vendimmarrje. Korniza ligjore ekziston, por zbatimi i saj mbetet larg realitetit.

6.Administrata Publike: Nota 6

Reformat në administratën publike janë në faza të hershme dhe zbatimi i tyre nuk është as afër standardeve të kërkuara nga BE.

7.SPAK: Nota 8

SPAK vlerësohet si një institucion që ka bërë përparime të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht në nivele të larta të qeverisjes.

Në përfundim, Shqipëria ka marrë një vlerësim mesatar që tregon se rruga drejt anëtarësimit në BE është ende e gjatë dhe me shumë sfida për t’u kapërcyer. Ndërkohë që qeveria flet për progres, raporti i BE-së na kujton se përparimi nuk është vetëm çështje propagande, por kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe rezultate konkrete.

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, gjithashtu ka paralajmëruar se reforma nuk mund të mbetet peng e interesave politike apo presioneve të brendshme. Shqipëria ka kaluar një fazë, por ajo që vjen më pas është ajo që do të përcaktojë vërtet suksesin e saj në rrugën drejt Europës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.