Çështja shqiptare është më e rëndësishme se çdo individ, se çdo pushtet!
Marin Mema
Sot, problemin më të madh ne e kemi me veten dhe jo me të tjerët. Me të vështirë e kemi të ulemi me njeri – tjetrin brenda familjes, (të flasim, diskutojmë, debatojmë po qe e nevojshme, por pa i nxjerrë problemet në “pazar”) se me të tjerët. Në fund të ditës populli ka një shprehje “I yti mishin ta ha, por kockën ta ruan”.
Ka gjëra më të rëndēsishme se pushteti, fuqia, mëndjemadhësia, politika, fryrja e krekosja, mëria e inatet personale; dhe kjo është çështja shqiptare! Çështja shqiptare është më e rëndësishme se çdo individ, se çdo pushtet!
Kërkush nuk mundet ta ndajë Kosovën prej Shqipërisë e as Shqipërinë prej Kosove! Sa të kem frymë do punoj për Shqipëri e Kosovë! Sa të kem frymë sepse e ndjej atë gjak patriotësh, dëshmorësh, nënash e fëmijësh që sot nuk jetojnë më dhe që e kanë ngjyer tokën e Kosovës me gjak lirie!
Në familje problemet thuhen në sy e po në sy, bashkë gjenden zgjidhjet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



