E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çeta e hajdutëve!
Lajme

Çeta e hajdutëve!

Endri Shabani*

Kjo është lista, sipas medias, e 22 burrave dhe grave të çetës së Edi Ramës, që kanë shtruar gosti me kumbulla pas shpinës së tij:

1. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i arrestuar

2. Durrësit, Vangjush Dako, i arrestuar

3. Fushë Arrësit, Fran Tuci, i arrestuar

4. Lushnjes, Fatos Tushe, i dënuar

5. Kukësit, Safet Gjici, i dënuar

6. Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar

7. Vlorës, Shpëtim Gjika, i dënuar

8. Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i dënuar

9. Bulqizës, Lefter Alla, i dënuar

10. Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i dënuar

11. Kamzës, Rakip Suli, nën hetim

12. Kavajës, Elvis Roshi, nën hetim

13. Rrogozhinës, Edison Memolla, nën hetim

14. Roskovecit, Majlinda Bufi, nën hetim

15. Këlcyrës, Klement Ndoni, nën hetim

16. Tropojës, Rexhë Byberi, nën hetim

17. Fierit, Baftjar Zeqo, nën hetim

18. Dibrës, Muharrem Rama, i kallëzuar në SPAK

19. Ersekës, Erion Isai, i kallëzuar në SPAK

20. Krujës, Artur Bushi, kallëzuar në SPAK

21. Skraparit, Anesti Topi, i kallëzuar në SPAK

22. Dibrës, Shukri Xhelili, i dënuar.

Partia Socialiste kontrollon 53 Bashki të Shqipërisë, ku secili prej kryetarëve është përzgjedhur dhe ka kandiduar me firmën e Edi Ramës.

Edi Rama nuk di gjë, që gjysma e kryebashkiakëve socialist kanë kapërcyer dyert e prokurorisë, për shkak se akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre apo falsifikim dokumentesh pronësore.

Tani, një ekip ku gjysma akuzohet për vjedhje nuk është më ekip qeverisës, por çetë hajdutësh!

*Kreu i “Nismës Thurje”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.