Çfarë emri ka ky lloj pushteti i Ramës ?
Qeverisja shqiptare ka statistika të dallueshme në prezantimin e saj publik, si një udhëheqje e vetëndjerë me një rol të madh në politikën rajonale dhe europiane. Dhe çfarë më shumë i ka interesuar të përhapet në opinionin publik, është aftësia – sipas saj – për të marrë si shpërblim të këtij roli, deri edhe hapjen negociatave, vend në tryezat e politikëbërjes europiane, pushtet të brendshëm të pacënueshëm, pavarësisht skandaleve, ekonomisë së rrënuar, si dhe kapjes së shtetit nga krimi.
Për këtë ka mjaftuar si zanafillë, ndërtimi i një qeverie të personalizuar së cilës, për nga natyra, mund t’i drejtohesh për të kërkuar llogari, pyetur e informuar vetëm nëpërmjet kreut të saj. Nuk është shpikje jona, qeveri të personalizuara autoritariste po shtohen çdo ditë në botë, por qëllimi i atyre që shërbejnë si shembuj edhe për tonën, është forcimi dhe konsolidimi i tyre brenda kufijve, për të projektuar pushtetin edhe jashtë tyre. Dhe sigurisht, në psikikën e liderëve të tyre, ndërtohet edhe besimi se kanë rol të rëndësishëm në politikën europiane ose botërore, sepse realisht ekonomitë, ushtritë dhe ndikimi i tyre, është i tillë.
Pra, çfarë ndodh në Shqipëri është projektimi i një roli të tillë nga qeveria jonë, por pa ekonominë, ushtrinë, madhësinë dhe ndikimin e ngjashëm për liderë tipikë autoritaristë.
Mesa duket kjo po kompensohet me çedimin e çdo metri katror të vendit për të kompensuar mungesën e ‘madhështisë’. Tashmë qeveria jonë e personalizuar autoritariste do konkurojë me ‘asetin’ madhështor, të kampeve botërore të refugjatëve.
Çfarë emri ka ky lloj pushteti xhanëm?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



