Çfarë është ‘SPOK’, armiku i fshehur që i mori jetën Fatos Nanos?
Ish-kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, vuante nga një problem kronik respirator i njohur në gjuhën mjekësore si SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (COPD).
Çfarë është SPOK?
SPOK është një sëmundje që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga ngushtimi i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të frymëmarrjes. Ky obstruksion është zakonisht progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore kronike ndaj grimcave të pluhurit, tymit të duhanit, monoksidit të karbonit dhe dioksidit të karbonit që ndodhet në ajrin e ndotur.
Sëmundja është e parandalueshme, por nuk mund të shërohet plotësisht, dhe ka efekte serioze mbi jetën dhe shëndetin e pacientëve.
Statistikat globale dhe në Shqipëri
-
SPOK është shkaktari i tretë i vdekjeve në botë dhe i dyti për invaliditet të plotë.
-
Në vitin 2010, u raportuan mbi 3 milionë vdekje globalisht nga kjo sëmundje.
-
Në Shqipëri, prevalenca e SPOK-it është e lartë, duke prekur rreth 5-6% të popullsisë, por shpesh mbetet e padiagnostikuar ose e keqtrajtuar.
Faktorët e rrezikut
-
Duhanpirja mbetet shkaku kryesor.
-
Faktorë të tjerë përfshijnë dietën jo të shëndetshme, aktivitetin fizik të pakët, dhe ekspozimin ndaj ajrit të ndotur.
Simptomat kryesore
-
Kolla kronike me sekrecione
-
Vështirësi në frymëmarrje, sidomos gjatë ecjes
-
Prek më shumë meshkujt mbi 40 vjeç, por kohët e fundit po rritet edhe numri i femrave që vuajnë nga SPOK, si pasojë e duhanit.
Trajtimi dhe ndërlikimet
Mjekimi ka për qëllim ngadalësimin e progresit të sëmundjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Ndërlikimet mund të jenë serioze:
-
Probleme kardiake
-
Çrregullime endokrinologjike dhe muskulare
-
Deri në invaliditet të plotë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



