Çfarë mësoi populli nga 21 janari 2011?
Hysni Gurra

Çfarë mësoi populli nga 21 janari 2011 dhe pse vështirësitë e opozitave që prej atij 21 janari e shumë të tjerëve më pas do të jetë frymëzimi i popullit për protestë!
Mësoi se mund të hash plumbin për pushtetin që të rrit taksat, të rrit çmimin e energjisë elektrike dhe ujit, madje të burgos për to.
Mësoi se mund të hash plumbin për të kamabizuar vendin, për të betonizuar qytetet, për të prerë pyejt, për të shkatërruar lumenjtë.
Mësoi se mund të hash plumbin për pushtetin e njerëzve me të kaluar kriminale, vrasës, trafikantë qëniesh njerëzore, trafikantë narkotikësh, dhe mbi të gjitha për pushtetin e njerëzve injorantë e mediokër. (U faktuan me ligj për të gjitha këto).
Mesoi se mund të hash plumbin për shëndetësi më të shtrenjtë, arsim më të shtrenjtë, korrupsion galopant.
Mësoi se mund të hash plumbin për pushtetin e oligarkëve (konçensioneve), luksin e qeveritarëve.
Mësoi se mund të hash plumbin për një fshat më të varfër e për një qytet më të pisët!
Mësoi se mund të hash plumbin për pushtetit e një grushti njerëzish dhe braktisjen masive të vendit nga të ndershmit e punëtorët!
21 janari 2011 I mësoi popullit kuptimin e shprehjes “mish për top”!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



