E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë mund ta “gjunjëzojë” dhe ta nxjerrë jashtë loje Luizin
Lajme

Çfarë mund ta “gjunjëzojë” dhe ta nxjerrë jashtë loje Luizin

Luiz Ejlli është një nga konkurentë më të fortë të “Big Brother VIP 2”.

Romanca e tij me Kiara Titon sapo ka nisur, por për Luizin duket se moderatorja mund të jetë arsyeja që mund ta nxjerrë skualifikojë nga loja.

Këtë fakt Luizi e ka bërë të ditur prej ditësh tashmë, pasi është shprehur se vetëm ajo mund ta ulë në gjunjë.

Së fundmi, ai ka treguar arsyen që do ta bënte atë ta linte këtë eksperiencë në gjysmë.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë, konkretisht me Valbona Memën dhe Bjordi Mezinin, Luizi tha se e vetmja gjë që mund ta nxjerrë atë komplet jashtë loje, është nëse brenda në shtëpi mund të futet ish i dashuri i Kiarës.

“Ose unë, ose ai”, tha Luizi, i cili shpeshherë ka deklaruar që ndjenjat e tij për moderatoren janë shumë të forta.

Nga ana tjetër, kjo e fundit ka deklaruar se dëshiron që gjërat t’i marrë me qetësi, edhe pse ka pranuar që ka një pëlqim ndaj tij

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.