Çfarë ndodhi në Kamëz?
Të tjera detaje mësohen në lidhje me të shtënat me armë të raportuara pak më parë në zonën e Kamzës.
Sipas dëshmitarëve në konflikt dyshohet të jenë përfshirë personat që udhëtonin me dy automjete, një ML e bardhe dhe një Benz në ngjyrë të zezë.
Policia është në kërkim të automjetet tip ML.
Në automjetin që ndodhet në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e cila po verifikohet a i përket të shtënave me armë apo jo.
Gjithashtu dyshohet se personat janë konfliktuar me sende të forta
Policia ka shpërndarë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar pak më parë në Kamëz, ku dyshohej për të shtëna me armë zjarri.
Blutë sqarojnë se dyshohet që për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar njëri prej tyre, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kamëz/Informacion paraprak
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


