E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ndodhi sot në Korçë… në rrugë vërshuan dhjetëra “babagjyshë”
Lajme

Çfarë ndodhi sot në Korçë… në rrugë vërshuan dhjetëra “babagjyshë”

Në vigjilje të ndërrimit të viteve në Korçë u mbajt parada e babagjyshave një aktivitete tashmë traditë që tërheq shumë fëmijë.

Ata shëtitën në rrugët e qytetit ku urimet i shoqëruan me shpërndarjen e ëmbëlsirave.

Të udhëhequr nga Babagjyshi, fëmijët korçarë vërshuan në rrugët e qytetit në vigjilje të festës së ndërrimit të viteve.

Prej 12 vitesh, parada e Babagjyshave është kthyer në traditë tashmë në qytetin juglindor!

Marshimi nisi nga katedralja e qytetit dhe vijoi nëpër rrugët e pedonalen e qytetit për tu ndalur tek Pazari i Vjetër.

Bashkë me urimet, ata shpërndanë çokollata e karamele.

Aty ishte vendosur kutia e dëshirave për fëmijët.

Parada e Babagjyshave është një prej aktiviteteve të Bashkisë së Korçës në kuadër të festimeve të fundvitit, që sjellin turistë e vizitorë të shumtë në qytetin juglindor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.