Çfarë thoshte ish-partnerja e Shpat Kasapit vetëm pak kohë më parë
Bota e muzikës shqiptare u trondit sot nga lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi. Mediat raportojnë se ai humbi jetën për shkak të një arresti kardiak. Me largimin e tij, Shpat Kasapi la pas djalin e tij, Roar, të cilin e kishte me ish-bashkëshorten, Selvije Jao.
Rreth dy javë më parë, Selvije Jao kishte ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa mendime për divorcin dhe jetën pas tij. Ajo tregoi se gjithmonë kishte ëndërruar që djali i saj të rritej me të dy prindërit, por pranoi se “kjo është jeta”. Ajo theksoi se do të bëjë gjithçka për të siguruar që Roar të rritet në një ambient të qetë dhe të lumtur.

“Vendimi për të qëndruar single nuk ka qenë i lehtë, sidomos për shkak të fëmijës,” shprehej Selvija.
“Gjithmonë kam ëndërruar një familje të plotë dhe që djali im të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta. Për Roarin do të bëj gjithçka që të ketë një rritje të qetë dhe të sigurt, me të gjitha normat që i duhen një djali. Inshallah, do të kemi forcën dhe jetë për të përballuar çdo sfidë.”

Ajo gjithashtu tregoi arsyen e largimit nga Tirana. Grimierja e njohur shpjegoi se kishte shkuar aty vetëm për të siguruar trajtim logopedik për Roarin, por sistemi i shëndetësisë dhe siguria nuk i plotësuan pritshmëritë.
“Do të jetoj në një vend ku të ketë siguri dhe mundësi më të mira për zhvillimin e Roarit,” thoshte ajo.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



