E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë u tha prindërve para se të vetëvritej? Identifikohet viktima në Llogara
Lajme

Çfarë u tha prindërve para se të vetëvritej? Identifikohet viktima në Llogara

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në zonën e Llogarasë, ku një automjet u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën personit që ndodhej në timon.

Mësohet se viktima është Artjol Xhelo, 32 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Ai ishte me origjinë nga Ura Vajgurore dhe ishte larguar nga shërbimi policor në vitin 2023, pas dorëheqjes.

Grupet hetimore ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e vetëvrasjes. Dyshohet se 32-vjeçari fillimisht është lyer me lëndë djegëse dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda automjetit.

Ndërkohë, familjarët kanë pohuar se i riu vuante prej kohësh nga gjendje e rënduar emocionale. Para se të largohej nga banesa, ai u kishte thënë të afërmve se nëse nuk do të gjente punë, nuk do të kthehej më atë ditë në shtëpi.

Autoritetet pritet të japin në vijim një qëndrim zyrtar, pas përfundimit të ekspertizës teknike dhe mjeko-ligjore, e cila do të hedhë më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.