E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Del FOTOJA e ish-efektivit që u gjet i djegur në Llogara
Lajme

Del FOTOJA e ish-efektivit që u gjet i djegur në Llogara

Është publikuar fotografia e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Artjon (Artjol) Xhelo, i cili u gjet i djegur brenda automjetit të tij pasditen e sotme në zonën e njohur si “Qafa e Llogarasë”.

Viktima është identifikuar si Artjol Xhelo, 32 vjeç, banues në fshatin Banaj të bashkisë Dimal. Ai ka shërbyer për disa vite në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, si pjesë e Forcave Operacionale “Shqiponjat”.

Sipas të dhënave, në vitin 2023 Xhelo kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe depresive. Për këtë arsye, DVP Berat e largoi nga Forcat “Shqiponja” dhe e transferoi në Postën e Policisë Poliçan.

Gjatë kohës që shërbente në Poliçan, ish-efektivit i humbi arma e shërbimit, çka solli vendosjen e një mase disiplinore. Më pas, ai u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit. Burime mediatike raportojnë se Xhelo vuante nga probleme të rënda psikologjike.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:35 të ditës së sotme, kur automjeti i tij, tip BMW, u gjet i përfshirë nga flakët në “Qafën e Llogarasë”. Trupi i pajetë i 32-vjeçarit u gjet i djegur në sediljen e shoferit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Megjithatë, dyshimet paraprake janë se Artjol Xhelo i ka vënë flakën vetes brenda automjetit të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.