E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Champions/ Liverpooli prek kualifikimin
Sport

Champions/ Liverpooli prek kualifikimin

Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Liverpooli ka mundur 2-0 Porton duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, ndërsa Manchester City është mundur në Londër nga Tottenham me rezultatin 2-0.

Sa i përket ndeshjet Liverpool-Porto, dy golat e fitores për të kuqtë u shënuan nga Keita dhe Firmino.

Tashmë, të kuqtë shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit pasi ky rezultat është mjaft i vështirë për t’u përmbysur.

Ndërkaq, në krahun tjetër, Manchester City i ka “dorëzuar” me duart e tij fitoren Tottenhamit.

Aguero kishte mundësinë të kalonte ekipin e tij në avantazh që në minutën e 13′, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 78′, koreano-jugori, Son, shënoi golin e avantazhit dhe njëkohësisht të fitores për Tottenhamin.

Tashmë kuaifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit dhe gjithçka do të vendoset në “Etihad Stadium”.

Liverpool-Porto 2-0

Tottenham-Manchester City 1-0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.