CIA: 4 deri në 5 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës
Kreu i CIA-s, William Burns ka deklaruar se që pas sulmit ushtarak të Rusisë mbi Ukrainën janë vrarë deri më tani 2 mijë deri në 4 mijë trupa ruse. Diplomati veteran dhe njëherësh një ish-ambasador i SHBA-së në Moskë ka bërë të ditur se në shkëmbimin e informacioneve me inteligjencën ukrainase janë mësuar detaje të planifikimit ushtarak rus.
Sipas Burns, Vladimir Putin nuk kishte ndërmend të tërhiqej por as CIA nuk e kishte marrë parasysh qëllimin e tij për të marrë Kievin dhe për të zëvendësuar qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelenskiy me një udhëheqje proruse.
Vlerësimi i CIA-s për numrin e të vdekurve rusë shkon përtej shifrës prej rreth 500 të vrarëve të dhënë nga Ministria ruse e Mbrojtjes gjashtë ditë më parë.
“Mendoj se Putini është i zemëruar dhe i frustruar tani. Ai ka të ngjarë të dyfishojë dhe të përpiqet të rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat që mund të shkaktojnë në popullin ukrainas. Unë nuk e di se nuk mund të çojë e gjitha kjo marrëzi dhe në javët në vijim mund të shkaktojë edhe më shumë viktima te civilët”, ka deklaruar Burns.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



