E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çifti i bashkëshortëve inskenojnë grabitje për t’ia marrë paratë e makinës
Publik News

Çifti i bashkëshortëve inskenojnë grabitje për t’ia marrë paratë e makinës

Tre persona i kanë ngritur kurth mikut të tyre në Greqi i cili kishte kursyer para për të blerë një makinë të re. Një çift grek bashkë me një të huaj kanë inskenuar një grabitje ku dy prej tyre do të luanin rolin e viktimave.

Çifti grek u zotuan të transportonin mikun e tyre për të blerë makinën dhe rrugës dy persona me kapuç të cilët po udhëtonin me motorë me targa të mbuluara iu afruan makinës së tyre. Ata i morën telefonin shoferit dhe më pas u drejtuan nga pasagjeri duke i marrë me forcë çantën ku mbante paratë me të cilat do të blinte makinën.

Pas një hetimi paraprak, policia zbuloi se grabitja ishte inskenuar nga çifti që ndodhej në makinë me personat që i zunë pritë me qëllim për të shtënë në dorë paratë e pasagjerit. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tre personave të arrestuar, policia gjeti armë zjarri, maska dhe sende të tjera të cilat u sekuestruan nga uniformat blu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.