Mbrëmjen e djeshme e gjithë bota mësoi se dyshja më karizmatike e showbiz-it do të bëhen prindër për herë të dytë. Ka qenë Chrissy Teigen ajo e cila ka bërë publik lajmin përmes një videoje në llogarinë e Instagram-it, me ndihmën e vogëlushes së saj Luna.
“Çfarë ka këtu Luna?- e pyeste teksa prekte barkun. Një bebe!”- përgjigjet ajo. Më tej, Chrissy ka postuar në Snapchat nje foto ku dukej më së miri barku i rrumbullakosur.


“Shumë e emocionuar që s’kam pse ta fsheh më këtë!”- shkruan ajo. Modelja dhe John Legend, po mendonin prej kohësh për një tjetër fëmijë, dëshirë të cilën Chrissy e ndau publikisht pak kohë më parë.



