E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çiljeta e pikëlluar për Veliajn: Ke Zotin me vete, jemi me ty!
Lajme

Çiljeta e pikëlluar për Veliajn: Ke Zotin me vete, jemi me ty!

‘E ke bërë Tiranën më të bukur se kurrë, o çun flori

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot u arrestua nga SPAK për korrupsion dhe përfshirje në skema ryshfeti, duket se vazhdon të gëzojë mbështetjen e pakursyer të disa personazheve publikë.

Një prej tyre është këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila, duke komentuar në postimin e tij në Instagram, tregoi hapur mbështetjen për “vizionin” dhe “zemrën e madhe” të Veliajt.

Çiljeta e pikëlluar për Veliajn: Ke Zotin me vete, jemi me ty!

Në komentin e saj, ajo shkruan:

“Ti je i fortë, je çun flori, je zemërmirë që s’ke lënë artist pa mbështetur pa bërë dallime partie, ti je i butë, je njeri që i je gjendur pranë çdo njeriu në vështirësi, ti je një djalë punëtor me vizion që e bën këtë Tiranën tonë më të bukur se kurrë 💪. Të drejtët gjithmonë dalin me dritë sepse kanë Zotin me vete. Jemi me ty 💪.”

Në mes të gjithë këtij korrupsioni, Çiljeta, si gjithmonë besnike, na sjell pak humor me sigurinë e saj se Zoti “i mban të drejtët me vete.” Megjithatë, një pyetje mbetet pa përgjigje: Kur të gjithë këta “të drejtë” dalin me dritë, a ka më dritë për qytetarët e thjeshtë?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.