E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çim Peka, sherr me gazetarin Baton Haxhiu,  që ështé paguar nga inceneratorët
Lajme

Çim Peka, sherr me gazetarin Baton Haxhiu, që ështé paguar nga inceneratorët

Një debat ka ndodhur dje në “Çim Peka Live”, mes drejtuesit të emisionit dhe gazetarit të qeverisë Baton Haxhiu, i cili ka mbushur xhepat nga paratë e inceneratorëve.

Shkak është bërë deklarata e Baton Haxhiut, i cili i tha Belind Këlliçit në emisionin “Opinion” “të ruhet”, duke e kërcënuar “live”.

Haxhiu u justifikua sërish duke thënë se nuk e ka kërcënuar Haxhiun, por është një gjuhë zhargoni e përdorur nga ai.

Megjithatë Peka ka humbur qetësinë dhe i është kthyer ashpër Haxhiut duke i thënë “kë kërcënon me SPAK-un ti”?

Gazetari i qeverisë ka tentuar të largohet nga studioja, por situata është qetësuar nga të ftuarit e tjerë.

Debati: 

Peka: I ke thënë Belindit ruaju!

Haxhiu: Nuk është gjuhë kërcënuese, është zhargon i Kosovës. Ai kandidoi edhe në Tiranë, edhe mund ta ketë bërë ndonjë gabim rrugës… Fjala ruaju, kujdes, nuk është kërcënim. Kujdes për atë që bën, për marrëdhënien me SPAK-un dhe shikoje se zgjedhjet e fundit në Tiranë, mund të kesh bërë ndonjë gabim rrugës.

Peka: Këto që thua ti janë kërcënime. Kujdes nga SPAK-u pse duhet të ketë? Po flas në emër të Belindit. Nuk i rruhet kujt për SPAK-un, nuk i rruhet kujt! Kujt i rruhet, ti flet në emër…je zëdhënës i SPAK-ut ti?

Haxhiu: Nuk ta lejoj këtë gjuhë më!

Peka: Nuk i bëhet vonë njeriu. Kujdes nga kush? Ti je prokuror i Enver Hoxhës? Ti je gazetar, s’mund ta thuash këtë. Ti e ke seriozisht ti që shantazhon me SPAK-un?

Shkullaku: I bie që unë të mos flas fare, nëse nesër them ministrat e Ramës të ruhen nga SPAK-u.

Haxhiu: Po keqpërdor drejtuesin e emisionit, unë çohem dhe largohem. Mos u bëj protagonist i asgjësë, ke njerëz këtu që mund të bëjnë analizë. Unë e duroj edhe provokimin. Por të kalosh në banalitet…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.