E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çna tregoi dje Altin Dumani?
Lajme

Çna tregoi dje Altin Dumani?

 Ergys Mërtiri

Altin Dumani tregoi dje ne intervisten e tij ne RTSH se cfare do te thote te jesh nje funksionar i pergjegjshem. Ai reflektoi kulturen shtetarit te afte te ngrihet ne lartesine e detyres se tij.

Ai demonstroi profesionalizem, perkushtim, pergjegjshmeri dhe nivel te larte etike, qytetarie, modestie, vetpermbajtjeje e sinqeriteti.

Perballe akuzave banale te bera nga armiqte e SPAK-ut, mbushur me gjuhe ordinere shpifjesh, linçimesh, fyerjesh nga me te felliqurat, ai vuri si pasqyre qytetarine duke treguar para shqiptareve kontrastin e thelle me ta, cfare ishte vertete shkaterruese per ta.

Lufta qe opozita ka hapur me Dumanin eshte vetevrasese. Duke akuzuar per korrupsion, pa asnje prove, pikerisht ata qe sot jane nen akuze per pasurite e tyre perrallore te krijuara duke abuzuar me detyren, ne fakt thjesht godasin me koke nje mur te pathyeshem.

Sigurisht, SPAK ka akoma shume per te bere dhe shume gjera per te korriguar, por ai eshte i vetmi institucion qe po punon me pergjegjesi, pavaresi e profesionalizem duke ua futur te dridhurat te gjitheve, majtas e djathtas.

Pikerisht per kete arsye ai edhe po luftohet egersisht nga qeveria dhe opozita bashke. Ndersa Berisha akuzon me gjuhen e tij ordinere, Rama e pengon institucionalisht duke ngritur edhe komision parlamentar kunder tij.

Spaku ka bere qe, per here te pare ne 34 vjet, te vihen ne banken e te akuzuarve njerez te paprekshem, te paimagjinueshem se mund te merreshin ndonjehere ne hetim.

Per kete arsye, ai eshte e vetmja menyre qe disa njerez qe mbajne peng prej dekadash kete vend, te mund te shkulen nga politika per te dhene llogari para drejtesise.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.